AlbanianSport.com 23/02/2024 21:55
ASNN – Siç dihet, mundja shqiptare nis të shtunën veprimtaritë e saj për vitin 2024 me Kupën e Shqipërisë për Të Rritur. Teuta si një ekip tradite, është me pretendime, dhe trajneri Sinan Trimi, deklaroi në prag të Kupës së Shqipërisë, se objektiv është zona e medaljeve.
Bregdetarët do të përfaqësohen me 15 mundës në këtë veprimtari. Madje kryetrajneri i durrsakëve është i bindur se paraqitja në kampionat do ta çojë drejt marrjes së trofeut në Kupën e Shqipërisë.
Klikoni videon e mëposhtme për deklaratat e plota të trajnerit të Teutës në mundje, Sinan Trimit: