AlbanianSport.com 27/02/2019 17:30
ASNN – Kreu i mundjes shqiptare rrëfen fazën stërvitore në Lindjen e Largët. Në 10-ditëshin e dytë të këtij muaji, 3 nga mundësit më të spikatur shqiptarë, Paris Karepi, Eriglent Prizreni dhe Kevin Kupi, të shoqëruar nga trajneri i ekipit përfaqësues, Leonard Çakmashi, kanë zhvilluar në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, një fazë përgatitore.
Një përvojë që për dhe Presidentin e Federatës, Martin Biba, ishte shumë e dobishme. Për Bibën, kjo përvojë ishte shumëplanëshe. Kreu i organizmit që qeveris mundjen shqiptare ka shpjeguar edhe mundësinë e bashkëpunimit sa i përket logjistikës sportive.
Tanimë mundja e ka hedhur vështrimin drejt një pranvere të ngjeshur me veprimtari ndërkombëtare.