AlbanianSport.com 22.01.2017 17:05
ASNN – Elis Guri ka vendosur të kthehet në Shqipëri. Kampioni i mundjes shqiptare, u largua nga Shqipëria për mungesë të kushteve të stërvitjes. Ai për 7 vjet përfaqësoi Bullgarinë, me të cilën fitoi edhe titullin “kampion bote”. Tashmë ka vendosur të kthehet në atdhe dhe të ndihmojë me përvojën e tij në sportin e mundjes.
Elis Guri, që prej vitesh stërvitet dhe përfaqëson Bullgarinë, ka vendosur të kthehet në Shqipëri. Mundësi shqiptar kërkon që me eksperiencën e fituar me përfaqësuesen bullgare, të kontribuojë në zhvillimin e sportit në Shqipëri. Elis Guri ishte kampion I vendit për vite me radhë, ndërsa kishte fituar edhe disa tituj ndërkombëtarë.
Por duke qenë një sportist elitar, ai nuk kishte kushtet e nevojshme për t’u stërvitur në vend. Duke parë se nuk iu plotësuar kushtet minimale për t’u stërvitur, por edhe neglizhencës së organizmave sportivë për ta mbështetur, ai u detyrua të largohet dhe të përfaqësojë Bullgarinë, duke fituar edhe titullin kampion bote.