(Video) Mundësit shqiptarë vijojnë stërvitjen e përbashkët 10-ditore në Tokio

Share Button

AlbanianSport.com 15/02/2019 14:25

ASNN – Paris Karepi, Eriglent Prizreni e Kevi Kupi, stërvitje të përbashkët me mundësit japonezë. Sikundër ishte bërë e ditur në fillim të këtij muaji, nga data 11, deri më 19 shkurt, 3 nga mundësit më të spikatur shqiptarë, Paris Karepi, Eriglent Prizreni dhe Kevin Kupi, të shoqëruar nga trajneri i ekipit përfaqësues, Leonard Çakmashi, dhe presidenti i Federatës, Martin Biba, ndodhen në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, për një fazë përgatitore.

Në fakt, kjo fazë stërvitore, e cila zhvillohet në qendrën olimpike të Tokios, kishte në program një stërvitje të përbashkët të 3 prej mundësve më të mirë shqiptarë me ata japoneze dhe u u mundësua nga deputeti japonez, Hiroshi Hase, ish-kampion olimpik në stilin greko-romak. Sipas informacionit që ka përcjellë për Rrjetin Radio-Televizionit Shqiptar Presidenti i i Federatës, Martin Biba, kjo fazë përgatitore po rezulton mjaft e dobishme dhe po zhvillohet në kushte optimale.

Kreu i organizmit që qeveris mundjen shqiptare ka përsëritur se kjo vizitë në Japoni, është hapi i parë i një programi stërvitor drejt Olimpiadës së vitit të ardhshëm. Në fakt, që nga mbërritja e tyre më 11 shkurt në Japoni, 3 sportistët shqiptarë i janë nënshtruar stërvitjes me ngarkesë të plotë që nis që në mëngjes herët me një vrapim të lehtë në natyrë, për të vijuar më pas me programin në palestër. Mundësi po zhvillojnë dy seanca stërvitore në ditë, duke ndërthurur ushtrimet në tapet me ushtrimet në palestër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh