AlbanianSport.com 14/01/2019 12:55
ASNN – Gara e “Dakarit 2019” ka bërë një ditë pushim pas 5 etapave të para. Drejtuesit e kësaj veprimtarie kanë siguruar të apasionionuarit pas këtyre garave se deri tani pilotët kanë përcjellë momente të tëra emocionuese nga terreni peruan tepër i ndërlikuar. Ndër to veçojmë, atë të Stéfan Peterhanselit, kur makina e tij u dëmtua dhe u detyrua të mbështetej tek skuadra e “X-Reid” e Siril Depresë për ta tërhequr atë.
Një tjetër moment që mund të veçojmë ka qenë ai I duelit midis Matias Uokner dhe Riki Brabeku. Në etapën e 3-të shkaktoi kaos në kategorinë e makinave një gabim gjatë drejtimit të makinës, i kampionit Karlos Sainz, pasi automjeti i tij, “X-Raid” zhytet në një gropë rëre duke pësuar dëmtime të mëdha. Një ditë shumë e keqe për të, gjë që bëri që piloti spanjoll të humbiste shumë kohë.
Në etapën e 5-të, Sébastien Lëb tregoi saktësisht se pse, gjatë pjesës tjetër të garës, konkurrentët e tjerë duhet të kenë frikë nga ai. Ai fiton dhe mbërrin i pari në finish në mënyrë sensacionale duke përfituar 10 minuta 22 sekonda nga lideri i renditjes së përgjithshme, Naser Al-Atijah. Drejtuesit e “Dakar 2019”, sigurojnë se emocione të tjera do të ketë në etapat e tjera të garës.