(Video) Motosporte / “Dakar 2019”, Karlos Sainz fiton etapën e 10-të, Alonso “fluturon”

Share Button

AlbanianSport.com 16/01/2020 20:55

ASNN – Edhe dy etapa kanë mbetur nga edicioni i këtij viti, që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Veterani spanjoll, Karlos Sainz, e thelloi hendekun me ndjekësit në krye të renditjes së përgjithshme të pilotëve në Rellin e Dakarit, duke fituar fituar etapën e 10-të, të zhvilluar nëpër dunat e shkretëtirës Rub’el-Khali në Arabinë Saudite.

Piloti 57-vjeçar mbërriti në finish me kohën 2 orë, 3 minuta e 43 sekonda, në një etapë që, për shkak të erërave të forta, u shkurtua në 233 km, me itinerar nga Haradhi në Shubajta’, duke lënë prapa polakun Jakub Przygonski dhe afrikanojugorin Giniel de Vilier.

Sainzi përfitoi në maksimum nga problemet që patën me pajisjet orientuese dy rivalët e tij më të afërt, kampioni në fuqi, Naser Al-Atija, dhe francezi i mbiquajtur “Mr. Dakar”, Stefan Peterhansel. Ky i fundit, që e ka fituar Dakarin 13 herë, 7 herë me makinë dhe 6 herë me motor, ishte 11 minuta e 48 sekonda pas Sainzit.

Ndërsa piloti nga Katari, Al-Atija, ishte edhe më prap, 17 minuta e 46 sekonda. Kjo fitore nënkupton se, teksa kanë mbetur edhe dy etapa deri në mbyllje të këtij edicioni, Sainzi kryeson me 18 minuta e 10 sekonda më tepër sesa Al-Atija dhe 18 minuta e 26 sekonda më tepër sesa Peterhanseli.

Debutuesi në Dakar, ish-kampioni i dyfishtë i Formula 1, Fernando Alonso, humbi më tepër se një orë kohë, pasi u rrokullis dy herë me makinën e tij dhe e vazhdoi garimin pa xhamin e parë të saj. Ndërkaq, amerikani Riki Brabek e thelloi kryesimin e tij në renditjes së përgjithshme të motorëve, edhe pse në etapën e 10-të mbërriti i dyti në finish.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh