AlbanianSport.com 24/03/2020 23:30
ASNN – Veterani italian, ende pa një vendim për të ardhmen, vlerëson edhe vëllanë e vogël. Piloti i Moto GP-së, Valentino Rosi, ka reflektuar të martën mbi një karrierë të gjatë e të mbushur padyshim me momente të paharrueshme, por edhe për jetën në karantinë. Gjatë një interviste me “Sky Sport Italia”, i mbiquajturi “Doktori” ka folur edhe për të ardhmen e tij në këtë sport. Java e shkuar shënoi 20-vjetorin e debutimit të tij në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP.
Dhe Valentino Rosi ka reflektuar mbi një karrierë të gjatë e të mbushur padyshim me momente të paharrueshme, por edhe për jetën në karantinë. Gjatë një interviste me “Sky Sport Italia”, i mbiquajturi “Doktori” ka folur edhe për të ardhmen e tij në këtë sport. 9-herë kampioni i botës theksoi se vendimin që ai shpresonte ta merrte më herët, e ka shtyrë për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe se, kur të nisë sezoni i ri, i shtyrë prej disa javësh, ai do t’i përdorë garat e para për të parë gjendjen e tij.
Aktualisht në karantinë në qytetin e tij të lindjes, në Tavulia, Rosi ka rrëfyer edhe si e kalon kohën. “Në shtëpi jam, me të fejuarën tij, Françeskën, por edhe me time më, Stefaninë, si dhe me qentë dhe macen tonë”, – zbuloi ai, duke vijuar: “Kjo është skuadra ime. Im vëlla, Luka, banon pak kilometra më larg, së bashku me të fejuarën e tij. Në fakt, jam me fat, sepse kam një palestër të vogël në shtëpi dhe përpiqem të stërvitem çdo ditë, që të ruaj formën fizike.”
“Pastaj shikoj ndonjë film apo seria televiziv, por edhe luajmë videolojëra me pilotët e tjerë të Moto GP-së apo Formula 1”, – shtoi ai. Siç dihet, sezoni i ri i Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, nuk nisi për Moto GP-në në Katar para dy javësh, ndërsa u zhvillua vetëm gara e parë e dy nivele të tjera të tij, Moto 2 dhe Moto 3. Në Moto 2 ka nisur karrierën e vëllai i vogël i Valentinos, Luka Marini, për të cilin 40-vjeçari foli me admirim, duke e cilësuar atë si një pilot gjakftohtë dhe me të ardhme.