Gjergj Vyshka 23.05.2016 10:25
“Rrotë më rrotë” me Markezin, kampioni i botës në fuqi është shpallur fitues me fotofinish. I pafat Valentino Rosi, që edhe pse ka qenë fitues i provave zyrtare, është tërhequr nga gara. Horge Lorenco, piloti i Jamahës, është fituesi i Çmimit të Madh të Italisë në motoçiklizëm dhe përforcon kështu pozicionin e tij të kryesuesit të renditjes së përgjithshme botërore.
Spanjolli ka parakaluar vetëm në metrat e fundit bashkëatdhetarin e tij spanjoll, Mark Markez, piloti i Hondës. Më larg janë renditur Andrea Janone i Dukatit, Daniel Pedroza i Hondës dhe Doviciozo i Dukatit. Rosi, i cili e ka nisur i pari garën finale në Muxhelo, sepse të shtunën ka qenë fituesi i provave zyrtare, është djekur nga Lorenco, duke mos arritur të jetë as në pesëshen e parë të kësaj gare.
Spanjolli merr menjëherë komandën e garëx dhe pas një dueli ekzaltues me Markez shkëputet dhe është i vetëm drejt finishit. Madje edhe duke qenë pranë njëri-tjetrit deri në fund, Lorenco është shpallur fitues me fotofinish. E kështu kampioni në fuqi i botës ka realizuar suksesin e tij të 64-tërt në karrierë, të tretin sezonal. I pafat Rosi, i cili ka qenë i detyruar të tërhiqet nga gara.
Kjo për shkak të problemeve me motorrin e Jamahës së tij në xhiron e nëntë, ndërsa të paktën mund të merrte vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.
Kampionati Botëror i Motoçiklizmit
Çmimi i Madh i Italisë
Rezultatet teknike të garës së Muxhelos:
Nr. Piloti / Kombësia Skuadra Koha
1) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha 41’36”535
2) Mark Markez (Spanjë) Honda + 0”019
3) Andrea Janone (Itali) Dukati + 4”742
4) Daniel Pedroza (Spanjë) Honda + 4”910
5) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati + 6”256
6) Maverik Vinjales (Spanjë) Suzuki + 8”670
7) Bredli Smith (Britani e Madhe) Jamaha + 13”340
8) Danilo Petruci (Itali) Dukati + 14”598
Renditja e përgjithshme e pilotëve:
Nr. Piloti / Kombësia Skuadra Pikë
1) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha 115
2) Mark Markez (Spanjë) Honda 105
3) Valentino Rosi (Itali) Jamaha 78
4) Daniel Pedroza (Spanjë) Honda 66
5) Maverik Vinales (Spanjë) Suzuki 59
6) Aleiks Espargaro (Spanjë) Honda 49
7) Pol Espargaro (Spanjë) Jamaha 48