(Video) Moto GP / “Dukati”, “GP20”, një armë për të sulmuar Mark Markezin

Share Button

AlbanianSport.com 12/11/2019 17:30

ASNN – Revolucionarizimi i “Dukati”-t për të fituar ndaj Markezit të çmendur. Ky është synimi i skuadrës italiane për 2020-ën. E motori i ri në dispozicion të Doviciozos do të ketë përmirësimet e duhura për të mundur “Hondën” e pilotit spanjoll, “kampion bote” në fuqi. Të gjithë duan t’i japin fund dominimit absolut të Mark Márkezit dhe askush nuk e di këtë më mirë se “Dukati”, që vitet e fundit i ka bërë shumë presion kampionit.

Skuadra e “Borgo Panigale” ka  qenë e lidhur për 3 sezone radhazi në Moto GP me Andrea Doviciozon, e megjithëse “Desmosedici” është konsideruar vitet e fundit si motori më konkurrues, duke pasur armën më të fuqishme shpejtësinë, nuk ka shërbyer për të rrëzuar harmoninë e përsosur midis pilotit dhe motorit “Honda”, siç ndodh në rastin e Markezit.

Megjithëse RC213V është bërë i përkryer, Markezi ka qenë në gjendje ta kapë atë në momentet më kritike dhe, tani që “Honda është forcuar, epërsia ka qenë edhe më e padiskutueshme. Çka ka bërë që “Ducati që të vazhdojë të punojë në një ekip konkurrues me të cilin do të jetë përsëri “kampion”. Italianët, siç e konfirmon Mikele Pirro, tashmë kanë gati armën e tyre të re.

Për një sezon ku objektivi do të jetë “përmirësimi i asaj që nuk është bërë mirë më parë dhe zgjidhja e zonave kritike. “GP20” është përgatitur për të sulmuar fronin e Márkezit nga baza aktuale. Pirro është i qartë se “revolucionarizimi i “Dukati”-t për të fituar ndaj Markut është i çmendur” dhe “Desmosedici” i ri do të jetë rezultat i “zhvillimit të kryer nga prodhuesit dhe pilotët”.

Pika fillestare me të cilën ata punojnë në Bolonjë “është e mirë” dhe testuesi i saj bazohet në 16 podiumet që firma italiane ka arritur në një sezon ku titulli i ekipit mund të jetë i tyre. Prandaj, “nëse motori funksionon, thjesht duhet ta përmirësosh dhe kjo është ajo që po bëjmë”, – thotë Mikele Pirro. Një vendim i mençur? Koha do ta tregojë …

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh