AlbanianSport.com 26/08/2019 20:35
ASNN – Evenimenti i MMA-së në Gjirin e Lalzit, për qëllime bamirësie, flet promotori Bici. Të shtunën, në Gjirin e Lalzit është zhvilluar një veprimtari e gjerë e arteve të përziera luftarake, që njihen shkurt si MMA.
Kjo mbrëmje u ka ofruar sportdashësve më tepër se 15 ndeshje, të të gjitha disiplinave, moshave dhe kategorive trupore. Sipas organizatorit të kësaj mbrëmjeje dyluftimesh (Fight Night), Ervis Bici, misioni këtë radhë shtrihej përtej sportit.
Për Bicin, për t’u vlerësuar ka qenë pjesëmarrja, si sa i përket masivitetit, ashtu edhe gjeografisë. Sipas promotorit të MMA-së, misioni i sportit për promovimin e Shqipërisë, vazhdon.
https://youtu.be/JY9ltMJMwgQ