AlbanianSport.com 06.09.2016 14:25
ASNN – Një gol i bukur, i realizuar nga Bekim Balaj me kokë në minutën e 88-të të takimit, i ka dhënë fitoren dhe 3 pikët e para Shqipërisë në ndeshjen ndaj Maqedonisë. Një nisje mjaft e bukur dhe e mbarë kjo për kuqezinjtë në Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Një sfidë ë zgjati thuajse dy ditë.
Nisi të hënën dhe në 77-të rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-1. Por kushtet e rënda atmosferike nuk lejuan që sfida të vazhdonte normalisht. Gjyqtari turk e ndërpret takimin në minutën e 77-të. Ankthi duhej të ishte i pranishëm edhe për 19 orë të tjera, jo vetëm për futbollistët, por edhe për tifozët tanë.
Por edhe për kundërshtarët e grupit G, të cilët i kishin përfunduar ndeshjet e tyre që të hënën në mbrëmje. 17 minutat në mesditën e së martës, ishin mjaft emocionuese. Futbollistët maqedonas shfaqen më rrezikshëm në portën kuqezi, por Berisha nuk lejon që topi të prekë rrjetën e tij.
Duhej të vinte minuta e 88-të, që kapiteni Ansi Agolli të fitonte një goditje dënimi. Memushaj harkon bukur në zonë dhe Bekim Balaj shënon me kokë brenda zonës. Të gjithë janë në delir. Një fitore që na jep tri pikët e para në këtë veprimtari madhor e që na barazon me pikë në grup me Italinë dhe Spanjën.
Në minutën e parë shtesë, Sadiku humbet një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e tretë, por goditja e tij përfundon jashtë, ndërsa maqedonasit kanë pretenduar edhe për një 11-metërsh, por që për gjyqtarin turk nuk ka qenë i tillë dhe Shqipëria fiton me rezultatin 2-1.
http://www.uefa.com/european-qualifiers/season=2018/matches/round=2000717/match=2017810/index.html