AlbanianSport.com 20.01.2017 22:55
ASNN – Kjo ndërthurje e një ambulance me një helikopter mund të jetë diferenca midis vetë jetës dhe vdekjes. Sipas statistikave, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1,000 njerëz vdesin çdo vit vetëm nga vonesat e ambulancave apo pamundësia e ndihmës mjekësore për të arritur tek të plagosurit. Por duket se shpikja më e fundit do të ndihmojë që kjo statistikë ulet ndjeshëm.
E përshtatshme për t’u ulur kudo, sepse kërkon shumë pak hapësirë, kjo ambulancë fluturuese shmang trafikun dhe shkon drejt e në vendin e ngjarjes. Ajo është e pajisur me një barrielë të gatshme dhe me pajisjet e nevojshme për të mundësuar transportin e të sëmurit apo të dëmtuarit deri në spital. Po kështu, kjo mini-ambulancë ka hapësirë edhe për një mjek, infermier apo person shoqërues.
Edhe në stadiumet e futbollit, madje edhe në vende si të zhvilluar si Italia, ka ndodhur që vonesa e ambulancës apo alternativave të tjera të ndihmës mjekësore, të shkaktojë vdekjen e sportistëve apo tifozë dhe kjo pajisje është e mirëpritur edhe në sport. Me pak fjalë, kjo ambulancë fluturuese pritet të revolucionarizojë të ardhmen e transportit mjekësor.