AlbanianSport.com 13.08.2016 13:25
ASNN – Lionel Mesi ka ndërruar mendje, duke e anuluar vendimin e marrë para dy muajsh dhe duke u rikthyer në ekipin përfaqësues. Një gjë të tillë e kanë bërë të dituar mediat vendase në Argjentinë, por e kanë konfirmuar edhe ato ndërkombëtare. Mund të cilësohet padyshim si lajmi i vitit për futbollin argjentinas, atë amerikanolatin por edhe atë botëror, sepse Lionel Mesi ka ndërruar mendje, duke e anuluar vendimin e marrë para dy muajsh dhe duke u rikthyer në ekipin përfaqësues.
Një gjë të tillë e kanë bërë të dituar mediat vendase në Argjentinë, por e kanë konfirmuar edhe ato ndërkombëtare. Kur u bë i ditur emri i Edgardo Bauzës si trajner i ri i Argjentinës, u tha se ai po bën përpjekje dhe është në bisedime me futbollistin e Barcelonës, që ai të rikthehet me fanellën e bardhekaltërve. Dhe duket se trajneri e ka korrur suksesin e tij të parë, duke e bindur 5 herë kampionin e botës të ndërrojë mendje.
Në fund të qershorit, Mesi pati deklaruar tërheqjen nga ekipi përfaqësues, duke ulur kështu siparin e një karriere 11-vjeçare me fanellën bardhekaltër të Argjentinës. Shtatshkurtëri i Barcelonës sapo kishte humbur finalen e 3-të madhore radhazi, dhe të 4-tën në karrierë me përfaqësuesen. Pasi pati dështuar në finalen e Botërorit 2014 ndaj Gjermanisë dhe dy herë radhazi në dy vitet e fundit në finalet e “Kopa Amerikas” si dhe një herë në finalen e kësaj veprimtarie më 2007-ën, Mesi i pati dhënë fund karrierës së tij ndërkombëtare, duke u detyruar të kënaqet vetëm me një medalje të artë olimpike më 2008-n me Argjentinën.
Por, tanimë, ai ka ndërruar mendje, duke u dhënë shpresë argjentinasve.