AlbanianSport.com 12/02/2024 17:35
ASNN – Është luajtur të hënën ndeshja e fundit e javës së 20-të të Kategorisë së Parë dhe ka ardhur fitorja e dytë radhazi për kavajasit, teksa Besa mund në derbin Luzin 2008 dhe i largohet fundit.
Kështu, Besa e ka nisur shumë mirë vitin 2024 dhe të hënën, me fitoren e dytë radhazi, ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për t’iu larguar zonës së ftohtë të renditjes, aty ku mbetet i rrënjosur në fund Luzi 2008-ën.
Skuadra kavajase ka mundur në fushë të huaj ekipin e Luzit, në ndeshjen e cila në fakt është luajtur në stadiumin e qytetit të Lushnjës për shkak të dënimit që u dha nga Disiplina për këtë të fundit.
Ekipi i Besës e nisi ndeshjen mirë me një gol të shpejtë të Mustafa Ba dhe ishte në kontroll të plotë të lojës, ndonëse iu desh që të priste deri në minutat e fundit kur u akordua 11-metërshi i shndërruar në gol nga Perja, që të dyfishonte shifrat dhe hipotekonte fitoren.
Kategoria e Parë
Java e 20-të
Të shtunën, 10 shkurt 2024:
BYLIS – APOLONIA 3-1
Shënues: Kamara 56’, Kastrati 65’, Xheferson 72’/ Omeri 90’+3
FLAMURTARI – BURRELI 4-2
Shënues: Batha 30’, Diamanti 31’, Shkurtaj 65′, Lleshi 90’+4 / Sidibe 82’(ag), Andrade 85’
KORABI – VORA 1-2
Shënues: Mziu 32’/ Shani 8’, Xhabrahimi 90’+22
TOMORI – ELBASANI 1-3
Shënues: De Oliviera 72’/ Telushi 19’, Lleshi 43’, Melo 61’
Të dielën, 11 shkurt 2024:
KASTRIOTI – LUSHNJA 1-1
Shënues: Kapllani 54’ / Preknicaj 28’
Të hënën, 12 shkurt 2024:
LUZI 2008 – BESA (13:30)
Shënues: Mustafa Ba 9’, Perja 83’(11-m.)