AlbanianSport.com 09/02/2020 22:00
ASNN – Të dielën është luajtur takimi i fundit i javës se 15-të të grupit A të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ai midis Dinamos dhe Korabit. Kjo ndeshje, që u luajt në Kompleksin “Internacional” të Pezë-Helmësit dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, u vendos në favor të dibranëve me rezultatin 2-1.
Në fakt, pjesa e parë e kësaj përballjeje, që shënoi edhe debutimin e Klevis Dalipit si trajner të Korabit, është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndonëse rastet nuk kanë munguar. Ndërkaq, të 3 golat e kësaj ndeshjeje janë shënuar në pjesën e dytë dhe ka qenë Dinamo që ka kaluar e para në epërsi, në minutën e 78-të. Por festa e kryeqytetasve nuk ka zgjatur shumë.
Klajdi Kuka, një nga më të spikaturit e dibranëve në këtë sfidë, do të barazojë shifrat me një aksion vetjak, të kurorëzuar me sukses 6 minuta më pas. Ka qenë i njëjti lojtar që 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, do të depërtojë në të majtë të sulmit të miqve dhe do të pasojë saktësisht për Kovaçin, që nuk gabon nga fare afër.
Pavarsisht se Dinamo ka kërkuar me ngulm golin e barazimit, madje e ka gjetur atë në minutat shtesë, por që është anuluar për pozicion jashtëloje, Korabi arrin të fitojë me përmbysje dhe tanimë ndan vendin e 3-të dhe të 4-t me Burrelin, me nga 22 pikë, ndërsa Dinamo mbyll renditjen e grupit të Veriut, me 8 pikë.