AlbanianSport.com 25.09.2016 19:45
ASNN – Çmimi i Madh i Spanjës, në Botërorin e Motorëve (Moto GP) është fituar nga Mark Markez. Piloti spanjoll i “Hondës”, ka bërë një garë shumë të bukur. Edhe pse është nisur i pari në finish, gara ka patur veçantitë e saj. Ka humbur fillimisht kryesimin pas një gabimi, por më pas Markez fillon të rikuperojë vendet, duke i parakaluar të gjithë e të presë i pari finishin.
Mark Markez është kështu fitues i Çmimit të Madh të Spanjës në Botërorin e Motorëve. Piloti spanjoll i “Hondës” ka bërë një garë të shkëlqyer duke e mbërritur I pari në finish, në pistën e Aragonës, përballë tifozëve të vet. Festa është për Markezin që e nis i pari këtë garë, por pas një gabimi ia lë kryesimin e garës për disa xhiro, Vinjalesit. Më pas është Valentino Rosi që vihet në krye të garës.
Ndërsa pas tij është Horge Lorenco, që të dy pilotë të “Jamaha”-s. Një garë që duket se do të ketë si fitues “Doktorin”, por Markez kalon fillimisht Lorencon dhe më pas vihet në ndjekje të Rosit. Në kthesën e 15-të të pistës së Aragonës, spanjolli i “Hondës” lë pas kundërshtarin e tij të përhershëm, Valentino Rosin dhe vihet në krye. Xhirot e fundit të kësaj gare flasin vetëm për numrin 93.
Italiani i “Jamaha”-s nuk ka mundur të duelojë me Markezin, madje humbet edhe vendin e dytë, pasi parakalohet nga shoku i skuadrës, Horhe Lorenco. Kjo renditje ruhet deri në fund të garës. Pas kësaj fitoreje, Mark Markezi vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme të pilotëve, me 248 pikë. Emocionet e kësaj gare u përcollën drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar.