AlbanianSport.com 09.10.2016 20:55
ASNN – “Maratona e Tiranës” u zhvillua sot për herë të dytë me pjesëmarrjen e afro 1,200 vrapuesve nga vendi dhe rajoni. Në këtë maratonë ishin 4 kategori e më konkretisht, “Fun Run”, 1 km, për nxënësit e shkollave të mesme , “Hand Bike”, 2 km, për personat paraplegjikë, ndërsa në garen “Run”, 10 km, fitues u shpall Bledar Mesi.
Në gjysmëmaratonë, atë që ishte edhe me e mundimshmja, pasi ishte 21 km e gjatë, fituese për femra u shpall “nënkampionia” e Evropës në atletikë, Luiza Gega, ndërsa për meshkuj, u shpall fitues Ilir Këllezi. Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të veprimtarivë sportive në kryeqytet.
Po ashtu, ajo ndihmon për ta kthyer fokusin në veprimtari me bazë angazhimin fizik. Aksi kryesor ku u zhvillua maratona ishte përgjatë Rrugës së Durrësit, Rrugës “Dritan Hoxha”, deri në kthesën e Rinasit. Kjo maratone ishte një test për të marrë miratimin dhe licencimin nga Federata Ndërkombëtare e Atletikes, që kjo e Tiranës të vendoset në kalendarin e maratonave botërore që organizohen çdo vit.