AlbanianSport.com 05/01/2018 16:15
ASNN – Edicioni i 3-të i garës së çiklokrosit, të njohur ndryshe si “Shtegu i Gjelbër”, pritet të përfshijë mbi 100 pjesëmarrës, që do të përshkruajë një itinerar prej 63 km. Për organizatorët e kësaj veprimtarie, Ervis Mançe, biçikleta është një zgjidhje e shëndetshme në një qytet me një trafik të rënduar si Tirana.
Ndaj dhe “Shtegu i Gjelbër” është më shumë sesa thjesht një garë. 2018-ta do të nisë shumë shpejt për të apasionuarit e çiklizmit, sepse më 7 janar do të mbahet në kryeqytet gara e “Shtegut të Gjelbër”. Sipas organizatorëve, ky edicion i 3-të sjell një numër risish.
Për përfaqësuesin e Fondacionit EDS, që e organizon këtë veprimtari, Ervis Mançe, biçikleta është një zgjidhje e shëndetshme në një qytet me një trafik të rënduar si Tirana. Sipas Mançes, “Shtegu i Gjelbër” është më shumë sesa thjesht një garë. Edicioni i 3-të i “Shtegut të Gjelbër” pritet të përfshijë mbi 100 pjesëmarrës, që do të përshkruajë një itinerar prej 63 km.