AlbanianSport.com 04/01/2022 20:55
ASNN – Atletja shqiptare rrëfen posaçërisht për RTSH Sport vitin 2021 dhe planet për 2022-shin. Luiza Gega u bë në verë e para shqiptare që arrin në finalen e një disipline të atletikës në Lojërat Olimpike. Duke folur posaçërisht për RTSH Sport, ajo ka bërë bilancin e vitit 2021 dhe ka rrëfyer edhe përgatitjet dhe synimet që ka bërë për 2022-shin.
Një vit të vështirë, por një vit ku ajo më në fund ka bërë realitet një nga ëndrrat e saj të mëdha. Kështu e ka cilësuar 2021-shin rekordmenia shqiptare Luiza Gega, e cila u bë në verë e para shqiptare që arrin në finalen e një disipline të atletikës në Lojërat Olimpike. Duke folur posaçërisht për RTSH Sport, ajo rrëfen edhe përgatitjet që ka bërë për 2022-shin.
Tanimë, fokusi i atletes shqiptare janë garat në salla të të mbyllura. Pas Kenias, Gega dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, do të udhëtojnë drejt Portugalisë për një tjetër fazë të shkurtër stërvitore.
Klikoni videon e mëposhtme për intervistën e plotë të sportistes kuqezi.