AlbanianSport.com 20/02/2024 19:05
ASNN – Kupa e Shqipërisë, nisin çerekfinalet, Partizani fiton mimalisht në Kukës, Teuta dhe Tirana ndahen 0-0. Janë luajtur të martën takimet e para të dy prej çifteve të para të Kupës së Shqipërisë në futboll. Pasdreke, Partizani ka fituar minimalisht në Kukës ndaj skuadrës vendase, ndërsa në mbrëmje në Durrës, Teuta dhe Tirana janë ndarë me rrjeta të paprekura, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Kështu, akti i parë përfundon “në paqe”, nuk ka fitues mes Teutës dhe Tiranës. Teuta dhe Tirana janë ndarë në barazimin pa gola në ndeshjen e parë të çerekfinales të Kupës së Shqipërisë e cila është luajtur në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Ndeshja ka qenë tepër intensive dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, ku protagonistë janë parë “gardianët” e portave të ekipeve përkatëse.
Një rezultat i drejtë për këtë përballje të parë, ku gjysmëfinalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit në kryeqytet. Teuta dhe Tirana e kanë mbyllur pa gola përballjen e tyre të parë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Ndeshja e së martës në “Niko Dovana” ka shfaqur një lojë mjaft të vëmendshme të të dy skuadrave.
Ato nuk kanë lënë shumë hapësira për të rrezikuar, edhe pse rastet për të shënuar nuk munguan. Por Kozi nga një anë dhe Vata nga tjetra, u bënë protagonistë me ndërhyrjet e tyre, duke mos lejuar që të preken portat. Kështu, sfida e së martës, ku Erbim Fagu shënoi debutimin si trajneri i Tiranës, u mbyll pa rrjeta të tundura, duke bërë që fati i kualifikimit të vendoset në ndeshjen e kthimit në kryeqytet.