(Video) Luhen dy të fundit e javës së 21-të, ngec Vora, përfiton Flamurtari

Share Button

AlbanianSport.com 18/02/2024 17:25

ASNN – Mbyllet java e 21-të e Kategorisë së Parë, Lushnja mund Vorën 2-1, Flamurtari mund Korabin 2-0, arrin vendin e 3-të. Lushnja ka arritur një fitore të madhe të dielën përballë Vorës në “Roza Haxhiu” me rezultatin 2-1, në një takim që spektakli u dhurua vetëm në pjesën e parë. Lushnja shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 7-të, Vora mbetet në vendin e 3-të me 39 pikë, po aq sa Flamurtari i vendit të 4-t, që ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Vlorë, kësaj radhe përballë Korabit, me rezultatin 2-0.

Kështu, me dy sfidat e luajtura të dielën është mbyllur java e 21-të e Kategorisë së Parë dhe Lushnja ka arritur një fitore të madhe përballë Vorës në “Roza Haxhiu” me rezultatin 2-1, në një takim që spektakli u dhurua vetëm në pjesën e parë. Në minutën e 19-të, portieri i miqve, Ruçi, u ndëshkua me karton të kuq për një prekje të topit me dorë jashtë zonës dhe kjo gjë bëri që vendasit të kishin më shumë hapësira, duke gjetur dy herë rrjetën me Cankën në minutat 23 dhe 28.

Por në minutën e 32-të, ishte Prengaj ai që rihapi takimin, duke u dhënë shpresë miqve, të cilët luftuan deri në fund. Në minutën e 85-të, kapiteni Tabaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë miqtë me 9 lojtarë dhe duke ja bërë gjërat më të vështira, me skuadrën vendase të trajnerit Gugash Magani që arriti ta menaxhonte lojën deri në fund. Kështu Lushnja shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 7-të, po aq sa dhe Korabi që ndodhet në zonën e “play off”-it.

Ndërsa Vora mbetet në vendin e 3-të me 39 pikë, po aq sa Flamurtari i vendit të 4-t, që ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Vlorë, kësaj radhe përballë Korabit, me rezultatin 2-0. Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë me De Oliveirën, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 58-të dhe dyfishoi shifrat falë një gabimi në mbrojtje në minutën e 64-t, duke i dhënë kështu edhe 3 pikë të vyera vlonjatëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh