AlbanianSport.com 19/01/2024 17:25
ASNN – E shtuna sjell dy barazime, në Fier dhe në Berat, dy të fundit, të dielën. Dy ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë së Parë, që u luajtën të shtunën, u mbyllën të dyja në barazim. Apolonia dhe Flamurtari kanë barazuar në shifrat 1-1 në Fier, ashtu sikundër edhe Lushnja ka barazuar në shtëpi në shifrat 2-2 me Tomorin. Dy takimet e fundit, Vora-Luzi 2008 dhe Besa-Burreli janë planifikuar për t’u luajtur të dielën, duke nisur nga ora 13:30.
Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, e ka nisur të premten javën e saj të 17-të, me duelin midis AF Elbasanit dhe Korabit. Kasalla i ka kaluar miqtë në epërsi në minutën e 31-të, po pjesa e parë do të mbyllet në barazpeshë, pasi Karakaçi do të tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 41-të. Në pjesën e dytë, Lila do të gjejë golin e dytë të vendasve në minutën e 54-t, duke përmbysur kështu shifrat për Elbasanin.
Skuadra verdheblu e ruan fitoren deri në fund me shifrat 2-1, iu bashkuar përkohësisht Bylisit në krye të renditjes. Dy ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë së Parë, që u luajtën të shtunën, u mbyllën të dyja në barazim. Apolonia dhe Flamurtari kanë barazuar në shifrat 1-1 në Fier, ndërsa Lushnja ka barazuar në shtëpi në shifrat 2-2 me Tomorin. Edhe pse lushnjarët e nisën takim më mirë, duke shënuar dy gola në 12 minuta e para të pjesës së parë, beratasit nuk dorëzohen dhe marrin një pikë me vlera duke përmbysur deri diku Lushnjën.
Ndërkaq, Flamurtari ishte i pari që kaloi në epërsi në Fier, por Apolonia barazoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, ku shënoi portieri Harizaj. Ndeshja tjetër e planifikuar për të shtunën, Kastrioti-Bylis u shty për një ditë tjetër për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa dy takimet e fundit, Vora-Luzi 2008 dhe Besa-Burreli janë planifikuar për t’u luajtur të dielën, duke nisur nga ora 13:30.