AlbanianSport.com 10/01/2017 10:40
ASNN – Luftëtari ka parashikuar në axhendën e tij të fazës stërvitore në Turqi edhe takimet miqësore, të vlefshme këto në kuadër të përgatitjeve për gjysmën e dytë të sezonit. Dhe duelin e parë gjirokastritët e kanë zhvilluar të martën, kur janë përballur me Trabzonsporit, në një miqësore të cilën Luftëtari e ka humbur me shifrat 1-2. Sikundër një pjesë e mirë e ekipeve të Kategorisë Superiore, edhe skuadra e Luftëtarit është zhvendosur në Turqi, në Antalia, për ta zhvilluar atje fazën përgatitore dimërore prej dy javësh.
Zikaltërit e drejtuar nga trajneri Hasan Lika kanë mbërritur në zonën e njohur turistike më 6 janar, ku do të qëndrojnë deri më 18 janar. Në ditët e qëndrimit në Turqi, stafi teknik i Luftëtarit ka parashikuar në axhendën e tij dhe takimet miqësore, të vlefshme këto në kuadër të përgatitjeve dimërore. Dhe duelin e parë gjirokastritët e kanë zhvilluar të martën, kur janë përballur me Trabzonsporit, në një miqësore të cilën Luftëtari e ka humbur me shifrat 1-2. Trabzonspori, që mban venin e 7-të në kampionatin turk. Jusuf Jazëxhë i kaloi vendasit në epërsi në minutën e parafundit të pjesës së parë.
Ndërsa në fundin e minutën e minutës së 52-të, Vasil Shkurtaj ka rikthyer barazinë në shifra, duke finalizuar me sukses një aksion të bukur të gjirokastritëve. Megjithatë, Rolladega do të rikthejë Trabzonsporin në epërsi në minutën e 64-t, me një goditje të bukur nga jashtë zone dhe gjysmëora e mbetur e lojës nuk do të sjellë gola të tjerë. Luftëtari mundet kështu me shifrat 1-2, ndërsa më 13 janar, skuadra e trajnerit Hasan Lika do të jetë përballë Mallatjasporit, që pozicionohet e dhjeta në Superligën e Turqisë pas 17 javëve të para të kampionatit.
Ndërkaq, zv.presidenti i klubit gjirokastrit, Harrallamb Tavo ka konfirmuar se shkuar kështu në nëntë numri i afrimeve për Luftëtarin deri më tani, që janë Vasil Shkurtaj, Amarildo Çekrezi, Kejdi Balla, David Bocaj, Marko Aurelio, Alesio Hyseni, Xhekson Ferreira, Ivan Jakovljeviç dhe Kristo Minga.