AlbanianSport.com 22/08/2018 15:30
ASNN – Kina ka marrë 30 medalje ari në përfundim të garave të ditës së tretë në Lojërat Aziatike 2018. Atletët kinezë vazhdojnë të mbizotërojnë në të gjitha disiplinat. Ndërsa notarja Liu vendosi rekord botëror në not, në 50 m shpinë. Kështu, Kina vazhdon të mbizotërojë në Lojërat Aziatike 2018 që po zhvillohen në Xhakarta. Notarja Liu Xiang vendosi rekordin e parë botëror në pishinën e Lojërave aziatike, ndërsa San Jeng shënoi emrin në histori duke marrë medaljen e 8-të të artë.
Liu bëhet notarja e parë që i bën 50 metra shpinë nën 27 sekonda. Liu, 21 vjeç, theu rekordin 9-vjeçar të të Zhao Xhing, me 27.06, i vendosur në Kampionatin Botëror të vitit 2009 në Romë. Kampioni i trefishtë olimpik, San Jeng mori medalje në 400 m stil i lirë duke barazuar rekordin e kinezit Xu Januei me 8 medalje ari në Lojërat Olimpike. Kina, ka marrë 30 medalje ari deri në fund të ditës së tretë të garave në Lojërat Aziatike, e ndjekur nga Japonia me 12 dhe Koreja e Jugut me 8.
Çen Jile e Kinës, 16 vjeç, fitoi medaljen e artë në gjimnastikë, pavarësisht nga një gabim në muzikë që bënë organizatorët gjatë ekzekutimit të ushtrimeve të saj. Hidilin Diaz e Filipineve, fitoi medaljen e artë në peshëngritjen në peshën 53 kg dhe Eko Juli Irauan i Indonezisë fitoi në peshën 62 kg. Kina mbizotëron edhe në çiklizmin malor. Ma Hao dhe Lju Xianxhing fituan në konkurrimin për meshkuj ndërsa, Jao Bianva dhe Li Hong-feng morën medalje ari dhe argjendi në garën e femrave.