(Video) Lëvron: “Body-building”, sport i muskujve, por edhe mendjes

Share Button

AlbanianSport.com 27/03/2019 20:50

ASNN – Amerikani 55-vjeçar rrëfen për RTSH-në aventurën e tij sportive,  ndan këshillat për të rinjtë. Kevin Lëvron është një nga personazhet më të spikatura të”body-building” në botë dhe këto ditë ai ka vizituar edhe Shqipërinë. “Qëllimi i ardhjes sime këtu është ndarja me të të tjerët e asaj që unë kam mësuar në industrinë e “fitness”-it, që t’u mësoj atyre të apasionuarve pas një trupi të bukur për jetesën e shëndetshme, për të ushqyerit e shëndetshëm dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me këtë”, – ka deklaruar ai.

“Është hera e parë që vij këtu dhe ndjehem mirë, më pëlqen vendi, koha e bukur dhe njerëzit dhe është kënaqësi që kam mundësi të njihem me vendin tuaj dhe të kaloj disa ditë këtu”, – ka shtuar amerikani nga Baltimori i Merilendit, për të cilin, mendësia e këtij sporti gjen zbatim edhe në fusha të tjera të jetës. “Ajo që unë kam mësuar që kur isha fëmijë, është që të besosh, të mos dorëzohesh kurrë dhe, kur ta nisësh diçka, të mos e lësh përgjysmë, por ta çosh deri në fund”, – thekson Lëvroni.

“Ky sport më ka mësuar që, duhet të jesh i përkushtuar, kur ta bësh diçka, bëje atë 100% dhe kjo kjo mendësi, që vlen shumë për “body-building”, mund të përvetësohet dhe të zbatohet në gjithçka tjetër që bën në jetë, – ka vijuar ai. – Sepse sporti më ka mësuar që për të arritur diçka duhet strategji dhe këmbëngulje dhe, kur punon aq sa është e nevojshme, rezultatet janë të jashtëzakonshme.” 55-vjeçari këmbëngul se “body-building” nuk ka të bëjë vetë me muskujt.

“Sigurisht që nuk është, sepse mbi të gjitha ka të bëjë me trurin, që është faktori më i madh dhe “body-building” ka të bëjë me sakrificën që bën, – këmbëngul kampioni i shumëfishtë i botës. – Sa më e madhe sakrifica, aq më i madh shpërblimi dhe kjo është gjëja kryesore që ky sport më ka mësuar, të qenit i përqendruar. Unë e nisa këtë sport kur isha 12 vjeç dhe rashë në dashuri me “body-building” që atëherë dhe ja ku jam sot dhe prandaj i jam mirënjohës këtij sporti.”

Për veteranin e “body-building” botëror, gjithçka është e mundur falë përkushtimit. “Jam këtu prej 3 ditësh tashmë dhe kam patur kënaqësinë të ndaj me të rinjtë këtu përvojën time, sa i përket strategjisë së stërvitjes, dietës ushqimore, e të tjera. Por, për mua, më e rëndësishmja është të besoj tek vetja dhe të ndjekësh ëndrrat e tua, të besosh tek vendimet që merr në jetë, të jesh i përkushtuar, të jesh i disiplinuar dhe të jesh i vendosur”, – ka përfunduar 55-vjeçari amerikan, Kevin Lëvron.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh