AlbanianSport.com 09/01/2018 18:50
ASNN – Sulmuesi i krahut i përfaqësueses kuqezi, Eros Grezda, ka ndezur rivalitetin në prag të ndeshjes Shqipëri-Skoci, e planifikuar të luhet më 17 nëntor 2018 në Stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Në një konferencë shtypi për gazetarët sot së bashku me trajnerin e Gllasgou Rejnxhërsit, Stiven Xherard, Grezda tha se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe se shpresonte që të fitonin kuqezinjtë.
Madje Grezda provokoi kur tha se do të donte shumë ta fitonte këtë duel, sidomos me portierin e Gllasgou Rejnxhërsit, Alan MekGregor, ndaj të cilit do të ketë duel edhe me përfaqësueset. “Para se të vija te Rejnxhërsi, nuk dija shumë gjëra për kampionatin skocez dhe as për kombëtaren skoceze”, – u shpreh futbollisti kuqezi para gazetarëve vendas.
“Do të luajmë kundër Skocisë me 17 nëntor në Shqipëri, një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, – vijoi Grezda. – Do të kërkojmë me doemos fitoren, për të qëndruar në Ligën e Kombeve. Megjithatë, më parë, kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën këtu në kampionat, prandaj të fokusohemi te takimi i ardhshëm. Alan MekGregor? I kam thënë që do t’i shënoj, shpresoj të ndodhë kështu.”