(Video) Legjionarët / Eros Grezda, titullar në fitoren 2-0 ndaj St. Mirrënit

Share Button

AlbanianSport.com 04/01/2018 10:35

ASNN – Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Eros Grezda, mendon se ndryshe nga Kroacia, ku luhet futboll teknik, në Skoci luhet një futboll më fizik, por që sidoqoftë i shkon për shtat atij. Grezda e ka nisur si titullar dhe ka luajtur për 55 minuta, por ka qenë i pafat, pasi vetëm shtylla i ka mohuar golin në fitoren 2-0 që skuadra e tij, Gllasgou Rejnxhërs ka arritur në fushën e St. Mirrënit.

E ka nisur si titullar dhe ka luajtur për 55 minuta, por ka qenë i pafat, pasi vetëm shtylla i ka mohuar golin në fitoren 2-0 që skuadra e tij, Gllasgou Rejnxhërs ka arritur në fushën e St. Mirrënit. Megjithatë, për Eros Grezdën, e rëndësishme ishte fitorja. “E shijova që luajta me ekipin, – tha ai. – Ishte pak e vështirë për shkak të shiut dhe erës së fortë, por në fund ishte shumë e rëndësishme që morëm tre pikët.”

“Kundërshtarët u mbrojtën mirë, por pas goli të parë loja u bë më e lehtë, – vijoi 23-vjeçari. – Ishte një pjesë e parë e vështirë, edhe e dyta gjithashtu. Duhet të gjenim shumë hapësira dhe arritëm ta bënim.” Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka folur edhe për ndryshimin midis të luajturit në Kroaci dhe të luajturit në Skoci. “Midis futbollit në Kroaci dhe këtij në Skoci ka disa ndryshime”, – ka pohuar ai.

“Në Kroaci luhej më shumë teknikisht ndërsa këtu ka më shumë agresivitet dhe shpejtësi. Skocia është më mirë për mua”, – ka përfunduar futbollisti i Gllasgou Rejnxhërs. Pas fitores 2-0 në fushën e St. Mirrënit, Gllasgou Rejnxhërs mban vendin e 4-të në renditjen e Premier Ligës Skoceze, me 21 pikë, 5 më pak sesa Hartsi i vendit të parë, që sidoqoftë ka luajtur një ndeshje më tepër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh