AlbanianSport.com 24/03/2018 07:55
ASNN – Laçi do të përballet në gjysmëfinale me Kukësin, por për vlonjatin e stolit të kurbinasve, Gentian Mezani, në këtë fazë të Kupës nuk mund të zgjedhësh kundërshtarin.
Evropa mbetet kryefjala e sezonit të Laçit dhe për trajnerin Mezani, rruga që të çon atje është Kupa e Shqipërisë. Megjithatë, trajneri i laçjanëve thekson se skuadra e tij do ta ruajë përqendrimin edhe në kampionat.
Aktualisht, Laçi mban vendin e 3-të në renditje, me 42 pikë, 3 më pak sesa Kukësi i vendit të dytë, me të cilin do të përballet në gjysmëfinalen e Kupës.