AlbanianSport.com 26/01/2020 18:15
ASNN – Trajneri shkodran i Laçit reflekton mbi ndeshjen në “Loro Boriçi”, kërkon më tepër pjekuri. Është rikthyer, tanimë si trajner i Laçit në Shkodër dhe për Armando Cungu, përballja me Vllazninë nuk është asnjëherë e lehtë.
Megjithatë, për vetë rrjedhën e lojës, shkodrani i stolit të kurbinasve mendos se barazimi ishte rezultati më i drejtë. 46-vjeçari vlerëson grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, por thekson se lipset më shumë pjekuri.
Me barazimin në Shkodër, Laçi është ngjitur në kuotën e 29 pikëve të grumbulluara në 19 javë kampionat.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: