AlbanianSport.com 11/03/2024 18:05
ASNN – Kushtet e rënduara atmosferike bënë që ndeshja Dinamo Siti-Teuta shtyhet për një datë tjetër. Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur fillimisht takimi do të shtyhej me një orë, nga ora 17:00, në ora 18:00.
Por më pas është zyrtarizuar se ndeshja e javës së 27-të të Kategorisë Superiore, Dinamo Siti-Teuta nuk do të luhet të hënën për shkak të reshjeve të kushteve atmosferike.
Pavarsisht përpjekjeve të mëdha e të vazhdueshme të stafit të klubit durrsak për të rikthyer fushën e stadiumit “Niko Dovana” në normalitet, reshjet e mëdha të shiut e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.
FSHF ka njoftuar se, në ditët në vijim, Departamenti i saj i Garave, do të vendosë edhe për datën se kur do të luhet kjo ndeshje.