AlbanianSport.com 12/03/2018 11:35
ASNN – Materiali i mëposhtëm na sjell një episod të këndshëm që ndërthur sportit me dashurinë. Në atë që ishte krejtësisht e papritur për partneren e tij, por njëkohësisht anëtaren e 3-shes gjykuese të ndeshjes, ky gjyqtar basketbolli u ul në gjunjë dhe tha fjalët që dëshiron t’i dëgjojë çdo femër e dashuruar.
Kemi parë shumë lloje propozimesh për martesë dhe, sidomos ato të sportit, kanë qenë të larmishme dhe shpesh befasuese. Kjo edhe për arsye të atyre që kanë qenë protagonistë të këtyre propozimeve, që u kanë dhënë një dimension shtesë gjithë këtyre episodeve të lumtura.
Por ende nuk kishim parë një propozim midis dy gjyqtarëve dhe kjo ka ndodhur në basketbollin amerikan të kolegjeve. Natyrisht, kjo skenë i ka gjetur të papërgatitur edhe lojtaret dhe sportdashësit e pranishëm në këtë palestër. Edhe ky episod ka patur një fund të lumtur, sepse zonjusha tha “Po” dhe pastaj vijuan të gjykojnë ndeshjen së bashku.