AlbanianSport.com 03.11.2016 13:20
ASNN – Faza e dytë e Kategorisë Superiore nis këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 10-të, të cilat do të luhen të shtunën dhe të dielën. Kukësi do të presë në fushën e vet Vllazninë, një sfidë të cilën, trajneri i skuadrës verilindore, Ernest Gjoka e quan të vështirë.
Kjo për faktin se kundërshtari ka një ngritje të lojës së tij duke treguar haptazi synimet për një vend në Kupat e Evropës. Kështu, Kukësi i vendit të 3-të në renditje, e nis fazën e dytë të Kategorisë Superiore me ndeshjen kundër Vllaznisë. Skuadra veriore duket më e favorizuar në këtë periudhë pasi më shumë ndeshje do t’i luajë në fushën e vet.
Këtë fakt e pranon edhe trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. Ky i fundit e shikon të vështirë sfidën me Vllazninë, pasi kundërshtari ka ardhur duke e rritur nivelin e lojës nga ndeshja në ndeshje. Ndeshja Kukësi-Vllaznia do të luhet të dielën, duke nisur nga ora 14:00, në Stadiumin “Zeqir Ymeri”.