AlbanianSport.com 11.01.2017 17:05
ASNN – Skuadra e Kukësit vazhdon të kryejë fazën përgatitore të dimrit në Antalia. Për të parë formën e lojtarëve, trajnerit Ernest Gjoka i ka shërbyer një miqësore që kanë luajtur me Bashakshehir.
Në këtë ndeshje ka debutuar edhe Simon Rrumbullaku, futbollisti që erdhi te Kukësi gjatë ditëve të para të merkatos dimërore. Kryesuesja e renditjes së Kategorisë Superiore, Kukësi, prej disa ditësh ndodhet në Antalia, teksa po kryen fazën përgatitore dimërore.
Futbollistët kanë zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa kanë luajtur deri tani një miqësore me turqit e Bashakshehirit. Skuadra e trajnerit Gjoka është mundur 1-3, por në këtë miqësore ka debutuar për herë të parë edhe mbrojtësi Simon Rrumbullaku.
Ky është një futbollisti që ka ardhur te Kukësi gjatë merkatos së janarit. Ai është përgjigjur edhe pyetjes pse ka zgjedhur të luajë në kampionatin shqiptar. Gjatë ditëve të qëndrimit në Antalia, Kukësi ka mbyllur kontratën edhe me futbollistin brazilian Elton Pereira Gomez, i mbiquajtur Kalé.