AlbanianSport.com 10/08/2019 14:30
ASNN – Kapiteni i verilindorëve flet nga Mavrova për përgatitjet, Superkupën dhe sezonin e ri. Futbollisti nga Kosova, Besar Musolli, ka deklaruar nga Mavrova, ku po stërvitet Kukësin, se skuadra e tij e ka hedhur vështrimin tek sfida e Superkupës me Partizanin.
Mesfushori me tipare mbrojtëse thekson se synimet e verilindorëve edhe për sezonin e ri, nuk ndryshojnë, ato mbeten madhore. Kukësi ndodhet që prej 5 gushtit në Mavrovë të Maqedonisë Veriore, ku po zhvillon një fazë të dytë stërvitore dhe kapiteni Besar Musolli thotë se skuadra po punon me ngarkesë të plotë.
Futbollisti nga Kosova thekson se verilindorët e kanë hedhur vështrimin tek sfida e Superkupës me Partizanin. Për Musollin, lojtarët nuk duhet të shpërqendrohen nga kjo amulli e fillimsezonit. Mesfushori me tipare mbrojtëse thekson se synimet e Kukësit edhe për sezonin e ri, nuk ndryshojnë.
Kukësi do të vijojë stërvitje në Mavrovë deri më 14 gusht, ndërsa në dy ditët e fundit të qëndrimit atje janë planifikuar edhe dy miqësore, me Kërçovën dhe Strugën.