AlbanianSport.com 15.01.2017 13:35
ASNN – Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka pranuar shtyrjen e kampionatit nga ana FSHF për në datën 28 janar 2017, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Ndërsa ka pranuar se ia ka plotësuar të gjitha kërkesat trajnerit Ernest Gjoka, përsa i përket lojtarëve të rinj të ardhur gjatë merkatos së dimrit.
“Tashmë i takon atij ta çojë skuadrën drejt titullit “kampion””, – ka thënë Gjici. Fillimi i fazës së tretë të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit është shtyrë për në datën 28 shkurt 2017. Kushtet e këqija atmosferike e kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të ndërmarrë një vendim të tillë.
Duket se të gjitha klubet pjesëmarrëse kanë rënë dakord për këtë gjë. Në një intervistë të dhënë për Televizionin Shqiptar, presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka shprehur mendimin e tij për shtyrjen e kampionatit. Kukësi po kryen fazën përgatitore në Antalia, e skuadrës i janë krijuar të gjitha kushtet për t’i zhvilluar seancat stërvitore atje.
Edhe kërkesat e trajnerit Gjoka përsa i përket merkatos dimërore, Gjici thotë se i janë plotësuar. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën me presidentin e Kukësit, Safet Gjici.