AlbanianSport.com 13/01/2019 21:25
ASNN – Pas humbjes 1-2 me Istanbul Bashakshehirin dhe barazimit 1-1 me Rostovin, Kukësi ndeshet të hënën në miqësoren e 3-të turke me kazakët e Shahtjorit të Karagandit.
Duke folur në prag të kësaj ndeshjeje futbollisti i verilindorëve, Valon Et’hemi, e cilëson të frytshme fazën stërvitore dimërore në Turqi dhe thekson synimet e Kukësit janë të gjitha trofetë.
Kukësi po vazhdon fazën stërvitore dimërore në Turqi, një fazë që, për futbollistin e verilindorëve, Valon Et’hemi, kjo fazë po rezulton e frytshme. Mesfushori 21-vjeçar vlerëson edhe konkurrencën për një vend në formacion.
Për futbollistin shqiptar të lindur në Maqedoni synimet e Kukësit janë të gjitha trofetë. Pas humbjes 1-2 me Istanbul Bashakshehirin dhe barazimit 1-1 me Rostovin, Kukësi ndeshet të hënën në miqësoren e 3-të turke me kazakët e Shahtjorit të Karagandit.