AlbanianSport.com 26/11/2017 16:45
ASNN – I mbiquajtur “Kubi i Rubikut”, prej profesorit hungarez që e shpiku, ky kub i famshmëm me ngjyra vazhdon të jetë zbavitje për shumë njerëz dhe tashmë ka edhe një rekord të ri botëror për të. E ka vendosur atë një djalosh korean, i cili e ka zgjidhur sfidën e këtij kubi në vetëm 4 sekonda e 591 të mijëtat.
Ka qenë një nga lojërat më të preferuara në vitet 1980, por, edhe thuajse 40 vjet më pas, pavarsisht përparimit të teknologjisë dhe kibernetikës, mbetet po aq sfiduese për fëmijët dhe të rinjtë.
I mbiquajtur Kubi i Rubikut, prej profesorit hungarez që e shpiku, ky kub i famshëm me ngjyra vazhdon të jetë zbavitje për shumë njerëz dhe tashmë ka edhe një rekord të ri botëror për të.
Dhe e ka vendosur atë një djalosh korean, i quajtur Seung Beom Ço, i cili e ka zgjidhur sfidën e këtij kubi në vetëm 4 sekonda e 591 të mijëtat. Rekordi i mëparshëm, i vendosur nga amerikani Patrik Pons ishte 4 sekonda 690 të mijëtat.