(Video) Kristiano Ronaldo, si “Lorenci i Arabisë”… 100 vite më pas!

Share Button

AlbanianSport.com 10/01/2024 17:50

ASNN – Portugezi po josh yjet e futbollit evropian drejt futbollit të vendit të Gjirit Persik. Në dy dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të shkuar, uellsiani Tomas Eduard Lorenc, i mbiquajturi “Lorenci i Arabisë”, i bëri bashkë fiset saudite kundër Perandorisë Osmane, duke riformuatuar edhe fizionominë e Gjirit Persik në atë trajtë që ne e njohim sot. 100 vjet  më pas, një personazh i ngjashëm, por në një fushë tjetër, po bën thuajse të njëjtën gjë, ndonëse me kah të kundërt.

Kristiano Ronaldo e shtangu botën e futbollit kur në fund të vitit të shkuar vendosi të lërë gjiganden e futbollit britanik, evropian dhe atij botëror, duke u zhvendosur në kampionatin pak të njohur të Arabisë Saudite. Natyrisht, paratë ishin një faktor kryesor në marrjen e këtij vendimi drastik nga ana e portugezit dhe pati shumë që e paragjykuan lojtarin e famshëm, si duke u nisur nga mosha e tij, por edhe nga fakti se ai do të mbetej një dallëndyshe e vetmuar.

Por vetëm një vit ka kaluar dhe gjurmët e të mbiquajturit “CR7”-ta nëpër shkretëtirë i kanë ndjekur një numër lojtarësh me emër të futbollit evropian. Shembullin e 5 herë fituesit të “Topit të Artë e ndoqi” edhe një tjetër fitues i këtij çmimi, Karim Benzema, ndërsa lista e futbollistëve që kanë zgjedhur paratë e ofruara nga sauditët sa vjen e rritet.

E nëse në fillim u fol për lojtarë të vjetër që po shkonin atje vetëm për të shijuar pensionin, tanimë edhe ky mit ka rënë, teksa mosha e tyre që po braktisin shkëlqimin e futbollit evropian, po ulet gjithnjë e më tepër. Natyrisht, ka edhe zhgënjime, pasi Lindja e Mesme ka vështirësitë e saj, por vetë portugezi po dëshmon se po e sfidon përditë moshën. Me pak fjalë, oazi i zbuluar nga Kristiano Ronaldo po bëhet gjithnjë e më tërheqës për futbollistët, të rinj apo të vjetër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh