AlbanianSport.com 23.08.2017 21:55
ASNN – E kishte cilësuar Dinamon e Zagrebit si favorite në duelin me Skënderbeun, por pranon se korçarët merituan më shumë se barazimi në Kroaci. Pavarsisht se Dinamo mbetet një kundërshtar i vështirë, duke folur nga Zagrebi për Televizionin Shqiptar, ish-futbollisti i përfaqësueses kroate, Ardian Kozniku e sheh më të favorizuar Skënderbeun për ndeshjen e kthimit.
Dinamo ishte me fat që mori atë barazim 1-1 në Zagreb përballë Skënderbeut, në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Evropës, pasi korçarët merituan fitoren për atë që dhanë në fushë. I këtij mendimi është shqiptari i njohur i futbollit kroat, Ardian Kozniku.
Për ish-futbollistin e përfaqësueses kroate, Dinano duhet dhe pritet të bëjë ndryshime për sfidën e kthimit. Pavarsisht se Dinamo mbetet një kundërshtar i vështirë, Kozniku e sheh më të favorizuar Skënderbeun për ndeshjen e kthimit. Ndeshja e kthimit midis Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit luhet të enjten në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 20:00.