(Video) Kosovë / Berisha & Domgjoni, optimistë për dy sfidat e radhës

Share Button

AlbanianSport.com 09/11/2021 15:40

ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndërsa nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm, Primozh Gliha, “Dardanët” do të synojnë të kthehen te fitorja. Këtë mesazh kanë përcjellë dy futbollistët, Valon Berisha, dhe David Domgjoni. “Gëzohem kur kam mundësi të marrë pjesë me kombëtaren, me u kthy bashkë me djelmoshat që kemi shoqëri shumë të mirë, – tha fillimisht Berisha. – Edhe për mu ishte mirë me u kthy prej një dëmtimi që ka patur, por jam mirë dhe gëzohem që jam këtu.”

Më tej, ai tha se “Dardanët” kërkojnë fitore në këto ndeshje që të krijohet atmosfera për t’ia nisur një “Kosove të re”. “Primoz Gliha po dëshiron me kriju lojën e vet, – ka theksuar Berisha. – Ishte një ushtrim i lehtë, i mire, besoj prej nesër e dime sesi ai kërkon që të luajmë dhe çfarë taktike kemi planifikuar për dy ndeshjet e ardhshme. Ndeshja me Greqinë do të jetë e vështirë. E kemi mundësinë të bëjmë një lojë të mirë edhe atje. Më e rëndësishme për ne, besoj, që është rezultati pozitiv dhe të krijohet ajo atmosfera për t’ia nisur një “Kosove të re”, – përfundoi Valon Berisha.

“Në stërvitjen e parë gjithçka ka shkuar siç është më së miri, edhe pse nuk kanë ardhur akoma lojtarët dhe nuk kemi qenë të gjithë për shkak të udhëtimeve, – ka thënë ndërkohë Domgjoni. – Me trajnerin e ri kemi filluar të mendojmë për dy ndeshjet e radhës që shpresojmë të marrim maksimumin. Jemi të motivuar dhe gjithçka ka shkuar në rregull. Të shohim stërvitjet e radhës kur të jemi të gjithë. Edhe pse është ndeshje miqësore ajo me Jordaninë, është e rëndësishme. Do të futemi për të marrë maksimumin, për të treguar vetën secili.”

“Kur të veshim fanellën e Kosovës nuk ka ndeshje miqësore apo zyrtare, të gjitha ndeshjet janë me motivim të lartë, – ka vijuar futbollisti i Lucernës. – Shpresojmë të marrim fitore dhe të vazhdojmë për ndeshjen e radhës me Greqinë.” Kosova ndeshjen e parë e luan të mërkurën ndaj Jordanisë në stadiumi “Fadil Vokrri’, ndërsa ndaj Greqisë të dielën luan ndeshjen e fundit të grupit të saj në kuadër të Eliminatoreve për Botërorin 2022.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh