(Video) Kosovë, Gjykata shtyn me 3 muaj kryerjen e dënimit për Agim Ademin

Share Button

AlbanianSport.com 19/06/2020 19:25

ASNN – Kreu i FFK-së ia del me sukses në Gjykatën e Apelit, paraqet problemet shëndetësore si arsye. Gjykata e Apelit e ka aprovuar si të bazuar ankesën e të dënuarit, Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Aktvendimi në fjalë është ndryshuar, të dënuarit i është lejuar shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre muajsh. Me aktgjykim të formës së prerë, Ademi është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Detyrimi në tentativë” dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 9 muajve, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 12 shtator 2012 deri më datë 2 nëntor 2012.

Por Gjykata e Apelit, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore si dhe të gjithë dokumentacionit mjekësor të paraqitur nga i dënuari, gjeti se ai është pranuar në ekzaminim në një Klinikë Emergjente, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, si dhe atij i është rekomanduar të pushojë, e pastaj të vazhdojë trajtimin e mëtejmë në institucionin në të cilin paraprakisht është trajtuar dhe ka historinë personale për sëmundjen. “Më këtë Gjykata konsideron se i dënuari ka nevojë për kujdes të shtuar shëndetësor, duke e plotësuar kështu kushtin për shtyrje të ekzekutimit të dënimit konform dispozitave përkatëse, që parashikojnë që “ekzekutimi i dënimit me burgim mund të shtyhet me lutje të personit të dënuar, deri në shërimin e sëmundjes, nëse personi i dënuar vuan nga një sëmundje e rëndë akute”, – thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kjo edhe për faktin se siç është e ditur, Kosova tash e sa kohë po përballët me epideminë e virusit “Covid 19, pandemi kjo e cila sipas eksperteve shëndetësor, në masë të madhe prek ata që kanë sëmundje të tjera. “Prandaj Gjykata e Apelit konsideron së dërgimi i tij në vuajtje të dënimit, në këto kushte dhe rrethana, do të paraqiste rrezik për shëndetin e të dënuarit, si pasoj e pamundësisë për trajtim adekuat shëndetësor dhe rrezikut për infektim nga personat e tjerë, më çka do të cenoheshin ndjeshëm të drejtat e tij, të proklamuara më ligj”, – përfundon njoftimi në fjalë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh