AlbanianSport.com 11/01/2017 08:50
ASNN – Pjesëmarrja e ekipit të Kosovës në Spanjë, vendin që nuk e ka njohur Kosovën dhe pasaportat e saj, në Lojërat Mesdhetare është argumentuar edhe një herë nga presidenti i Komitetit Olimpik të vendit iberik, Alehandro Blanko, i ka bërë thirrje që sporti të mos përzihet me politikën. Lojërat Mesdhetare mbahen në Tarragona prej 22 qershorit deri më 1 korrik të këtij viti, ndërsa Kosova do të marrë pjesë për herë të parë.
Pjesëmarrja e sportistëve të Kosovës në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 që mbahen në muajin qershor në Tarragona, vazhdon të bëhet çështje në mediat spanjolle. Pjesëmarrja e ekipit të Kosovës në Spanjë, vendin që nuk e ka njohur Kosovën dhe pasaportat e saj, është argumentuar edhe një herë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Spanjës, Alehandro Blanko, i ka bërë thirrje që sporti të mos përzihet me politikën.
Një shembull të tillë e dhanë ditët e fundit Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, të cilat arritën marrëveshje që ekipi olimpik i Koresë së Veriut të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018, që mbahen muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut. “Ne kemi një problem me Kosovën dhe kjo është e vërtetë, – tha Blanko. – Por, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ANOC-u, Komiteti Olimpik i Evropës dhe Komiteti i Lojërave Mesdhetare (ICMG) unanimisht e kanë aprovuar anëtarësimin e tyre.”
“Ne duhet të respektojmë rregullat e qeverisë tonë, por nëse ne garojmë brenda Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare, ne gjithashtu duhet t’i respektojmë rregullat e tyre. Hyrja e sportistëve në territorin e Spanjës është përgjegjësi e Qeverisë dhe jo e Komitetit Olimpik të Spanjës”, ka shtuar ai për gazetën spanjolle “AS”, duke besuar se sporti mund ta mposhtë politikën. Blanko jep shembullin e Kampionatit Botëror të Xhudos në Rusi, një vend që nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e saj.
Ëor që me vendim të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, flamuri dhe himni i Kosovës ishin të pranishëm kur Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë. Lojërat Mesdhetare mbahen në Tarragona prej 22 qershorit deri më 1 korrik të këtij viti, ndërsa Kosova do të marrë pjesë për herë të parë. KOK-u është anëtarja e 25-të e ICMG-së, e pranuar me të drejta të plota në Asamblenë e Jashtëzakonshme në Uashington DC, të mbajtur më 30 tetor 2015.