AlbanianSport.com 02.05.2016 10:40
ASNN – Kosova është në prag të një arritjeje historike në procesin e ndërkombëtarizimit të sportit të saj, pasi të mërkurën, Federata e Futbollit të Kosovës pritet të pranohet në organizmin që qeveris futbollin evropian. Aplikimi i FFK-së për anëtarësim në UEFA, është pika e 10-të e programit të punimeve të Kongresit të UEFA-s që zhvillohet më 3 maj në Budapest të Hungarisë.
Pavarsisht se procesi i pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në organizmin që qeveris futbollin (UEFA), pritet të jetë i vështirë, ai pritet të mbyllet me sukses të martën, më 3 maj, në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Aplikimi i FFK-së për anëtarësim në UEFA, është pika e 10-të e programit të punimeve të Kongresit të UEFA-s që mbahet të mërkurën.
Dhe, në FFK kanë shprehur bindjen se do t’i kenë votat e mjaftueshme për kalimin e kërkesës së Kosovës. Kërkesa kalon me shumicë të thjeshtë të votave të delegatëve të pranishëm. Secila prej 54 vendeve anëtare të UEFA-s e ka nga një votë në Kongres. Nga ana tjetër, në ditët e fundit para kongresit, Federata e Futbollit e Serbisë ka qenë mjaft e angazhuar mjaft për të penguar pranimin e Kosovës.
Në fakt, Federata serbe ka vite që punon kundër pranimit të Kosovës dhe serbët shpresojnë që t’ia dalin sërish të bllokojnë procesin, që për drejtuesit e futbollit kosovar duhet të mbyllet me sukses – me pranim në UEFA. “Punët janë mirë, – ka pohuar për mediat kosovare një burim i afërt me zhvillimet. – Normalisht nuk duhet të ketë telashe të pakapërcyeshme.”
“Them të pakapërcyeshme, pasi ky proces telashe natyrisht që ka, – ka vijuar burimi në fjalë. – Kjo është ditur shumë më herët”, – ka pohuar për mediat kosovare një burim i afërt me zhvillimet. FFK-ja zyrtarisht ka njoftuar vetëm se delegacioni i saj të hënën në mëngjes ka udhëtuar drejt Budapestit. Të ftuar në Kongresin e 40-të të UEFA-s, janë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.