(Video) Kosova / Gliha & Ujkani: Skuadra duhet të ndërrojë mendësinë e saj

Share Button

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:10

ASNN – Trajneri i përkohshëm i përfaqësueses së Kosovës, Primozh Gliha, ka mbajtur për herë të parë sonte konferencë për media, para ndeshjes miqësore të mërkurën që “Dardanët” e zhvillojnë me Jordaninë. I pyetur nëse do të jetë më gjatë në stolin e Kosovës, Gliha e pranoi se gjithçka mund të varet nga rezultatet e ndeshjeve të nëntorit. “Pyetja se a do të qëndrojë më gjatë është për presidentin, por edhe varet prej dy ndeshjeve, – u shpreh ai. – Por, synimi është që ta ndryshojë situatën te Kosova që është shumë e rëndësishme”.

“Dua të bëjë ndryshim në aspektin e mentalitetit të ekipit, – ka vijuar slloveni. – Do të provojmë të bëjmë më të mirë, të kemi rezultate të mira të mundshme dhe të marrim fitore. Nëse nuk jemi së bashku për këtë qëllim, atëherë cili është qëllimi i këtij grumbullimi”. Madje trajneri i përkohshëm përsëriti se Kosova duhet të ndryshojë, të mos ketë kaq shumë respect për kundërshtarët. “Kërkoj të fitohet secila ndeshje, këtë ua kam thënë edhe lojtarëve. Duhet të ndryshojmë, të mos kemi kaq shume respekt për kundërshtarët.”

“Për mua nuk ka ndeshje miqësore, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Duam të marrim më të mirën nga këto ndeshje “, – ka përfunduar Gliha. Në konferencë për shtyp, bashkë me trajnerin e përkohshëm të Kosovës, ka qenë edhe kapiteni, Samir Ujkani, i cili theksoi se Dardanët kanë shumë nevojë për fitore, për të rikthyer mentalitetin fitues që kishin djelmoshat kohë më parë, e që garat e fundit janë treguar tjetër skuadër. Kosova zhvilloi një fushatë të dobët në Eliminatore për Botëroin 2022.

Por Ujkani thotë se me dy fitore kundër Jordanisë dhe Greqisë, “Dardanët” mund të gjejnë besimin e humbur dhe do të jetë ndihmesë e madhe për të nisur vitin 2022 në një tjetër mënyrë. “Kemi dy ndeshje, me Jordaninë dhe Greqinë që janë të rëndësishme, – ka thënë ai. – Sidomos, ndeshja me Greqinë është e rëndësishme për ne që të marrim një rezultat pozitiv. E ky rezultat pozitiv, do të na ndihmonte ta kthejmë mendësinë tonë fituese dhe pastaj të përgatitemi për vitin tjetër.” Ujkani falënderoi edhe ish-trajnerin Bernard Shalondë për kontributin e tij gjatë kohës që ishte në krye të të stolitë Kosovës, duke i uruar suksese në të ardhmen.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh