(Video) Koronavirusi “i mbyll dyert” sportit shqiptar, por jo futbollit

Share Button

AlbanianSport.com 09/03/2020 21:40

ASNN – Dy ndeshjet e së hënës në futboll luhen pa tifozë, basketbolli e volejbolli pezullojnë veprimtaritë. Koronavirusi “i ka mbyllur dyert” edhe sportit shqiptar. Kështu, dy ndeshjet e së hënës në futboll, të vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore, do të luhen pa tifozë, ndërsa edhe basketbolli dhe volejbolli i pezullojnë veprimtaritë e tyre sportive duke respektuar vendimin e qeverisë. Pezullimi i të gjitha veprimtarive sportive deri në datën 3 prill 2020, i marrë nga qeveria, ka bërë që edhe federatat sportive të reflektojnë.

Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, mësohet se Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e hënë për të vlerësuar situatën pas të urdhërit nr. 132, datë 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend. “Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se 4 ekipet janë grumbulluar tashmë, përkatësisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu-Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura”, – thuhet në njoftimin e organizmit që qeveris futbollin në vend.

Njoftim që, më tej, vijon: “Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e veprimtarive futbollistike në vend.” Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ka konfirmuar për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar se, në përputhje me vendimin e marrë nga qeveria, të gjitha veprimtaritë e koshit shqiptar do të pezullohen deri në një njoftim të dytë.

Edhe Federata Shqiptare e Volejbollit ka njoftuar se do të respektojë vendimin e qeverisë dhe të ndërpresë të gjitha veprimtaritë sportive. Burime nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, (KOKSH), kanë pohuar për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar se po u bëhet thirrje të gjitha federatave sportive në vend që të marrin masa për të pezulluar të gjitha veprimtaritë e tyre deri në një vendim të dytë që do të merret nga qeveria shqiptare në varësi të rrethanave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh