(Video) Konstadinides, rrëfehet një qipriot kuqezi: Shqipëria e koshit premton!

Share Button

abk-kostandinides-dyshe

AlbanianSport.com 21.09.2016 07:55

ASNN – “Përtej rezultateve, Shqipëria e basketbollit ka treguar një fytyrë të sajën, si në lojën në mbrojtje, ashtu edhe në atë në sulm”. Kjo është ajo që trajneri i Kombëtares, Antonis Konstandinides, ka vlerësuar më tepër tek skuadra e tij gjatë Eliminatoreve të Evropianit të Basketbollit 2017. Duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, qiprioti i stolit kuqezi ka bërë edhe një analizë të përvojës së tij me Kombëtaren e koshit të meshkujve.

Shqipëria e basketbollit është rikthyer tek fitorja pas 7 vjetësh në arenën ndërkombëtare, duke mundur të shtunën Sllovakinë 72-65 dhe për trajnerin e kuqezinjve, Antonis Kostandinides, kjo ishte një fitore domethënëse në shumë aspekte. “Së pari, duhet thënë se kjo fitore ishte e rëndësishme sepse i dha fund një vazhde rezultatesh negative, – ka thënë ai. – Së dyti, ishte e rëndësishme, sepse erdhi në kohën e duhur.

“Kjo, pasi, sa më tepër kalon koha, aq më e vështirë bëhet thyerja e kësaj vazhde negative, – theksoi Konstandinides. – Së treti, ishte e rëndësishme, pasi erdhi si rrjedhojë logjike e një pune të nisur prej thuajse dy muajsh.” Për qipriotin e koshit kuqezi, këto Eliminatore premtojnë një të ardhme më të mirë. “Për mua si trajner, skuadra duhet të ketë fizionominë e saj dhe Shqipëria ime e ka dëshmuar një gjë të tillë, –  ka thënë 41-vjeçari.:”

“Pra, përtej rezultatit, ka treguar një fytyrë të sajën, si në lojën në mbrojtje, ashtu edhe në atë në sulm. Po kështu, skuadra ime ka treguar një kompaktësi si grup, ku lojtarët me përvojë kanë ndihmuar me lojën e tyre, por edhe ku kemi fituar lojtarë të rinj si Shestani, Taflaj, Topalli dhe Dusha. Me pak fjalë, kjo skuadër premton.” Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Federatën Shqiptare të Basketbollit, të gjitha ndeshjet e Kombëtares kuqezi të koshit u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

 

– Ja ku jemi, në mbyllje të një fushate eliminatore, ku ju na keni ndihmuar të gjejmë fitoren e parë në Tiranë pas 8 vjetësh. Si ndjeheni për këtë?

– Ne jemi me të vërtetë të lumtur, me të vërtetë të lumtur dhe unë e kuptova këtë në fytyrat e lojtarëve të mi pas fitores me Sllovakinë. Dhe kjo më ka bërë dyfish më të lumtur. Ne e merituam ta mbyllnim kështu këtë fushatë eliminatore, ndonëse mund të them se, po të kishim nisur përgatitjet më herët se 31 korriku 2016 që unë kam qenë në Tiranë, kjo fitore mund të kishte ardhur më herët dhe unë mund t’jua shpjegoj pse. Kryesore është që e gjetëm mënyrën, pas kaq vitesh, të korrim sërish një fitore si ekip përfaqësues i Shqipërisë. Ju e keni të qartë që, sa më tepër të vonohet një fitore në kohë, aq më e vështirë bëhet arritja e saj me kalimin e viteve. Dhe, gjëja më pozitive e këtyre Eliminatoreve unë mendoj se ne jemi rikthyer tek suksesi, pra tek fitorja, përveç gjërave të tjera pozitive që ne kemi parë tek kjo skuadër, ditë pas dite dhe ndeshje pas ndeshje.

 

– Përpara nisjes së këtyre ndeshjeve në fund të gushtit, ju keni përsëritur vazhdimisht se nuk po punoni për këto eliminatore, por për të ardhmen. Dhe një numër specialistësh vendas kanë vërejtur se Shqipëria, megjithëse po humbet, po luan lojën e saj… me pak fjalë mund të themi tani që kemi lojën tonë, kemi disa lojtarë që kanë spikatur. A premton ky grup lojtarësh?

– Karakteristika ime si trajner, kudo ku kam qenë dhe e vlerësuar nga njerëzit që më njohin, që njohin punën time, është që skuadrat e mia kanë rregulla, kanë një plan sa i përket lojës në parket, në mbrojtje dhe në sulm, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me nivelin e lojtarëve. Mos harroni që gjatë këtyre Eliminatoreve, ne kemi marrë përgëzime nga Mali i Zi dhe nga Gjeorgjia. Pavarsisht rezultateve të ndeshjeve me këto skuadra, drejtuesit e tyre na kanë përgëzuar për mënyrën sesi ne kemi luajtur basketboll. Sepse, për mua, pa rregulla në skuadër, në lojë, një skuadër nuk ka të ardhme dhe nuk ka shpresë t’i arrijë më të mirët. E rëndësishme për mua është që lojtarët e mi, veçanërisht lojtarit e rinj, kanë reflektuar mjaft mirë mbi një gjë të tillë. Nëse doni mendimin tim, ishte pikërisht mbi këtë filozofi dhe gjatë këtyre lloj ndeshjesh që në këto Eliminatore ne fituam Shestanin, fituam Taflajn, fituam Topallin dhe Dushën, sa i përket lojtarëve të rinj. Natyrisht, këtu ka kontribuar edhe përvoja e lojtarëve më të mëdhenj në moshë, të cilët e sollën këtu atë që kishin mësuar nga pjesëmarrja në ndeshje të këtij niveli. Për herë të parë, ishte një hap që na bën optimistë. Shumë optimistë madje, pasi ne mësuam të tregojmë karakter, teksa u përpoqëm të fitonim një ndeshje në fushë të huaj, siç ndodhi në Sllovaki, treguam karakter teksa u përpoqëm të luftojmë deri në fund ndaj skuadrave të mëdha, siç ishte rasti i Gjeorgjisë në Tiranë. Për mua, një aspekt shumë, shumë i rëndësishëm në fitoren me Sllovakinë në fushën tonë, është se përgjatë 40 minutave të lojës, ne asnjëherë nuk ishim në disavantazh, madje, për plot 39 minuta e 40 sekonda, ishim në kryesim. Për mua, kjo do të thotë shumë, sepse tregon se skuadra ka filluar të tregojë personalitet në paraqitjen e saj, dhe kjo më ka bërë mua shumë të lumtur, natyrisht, përveç vetë fitores. Ne fituam dhe ne duhet që mbi këtë fitore, mbi këto Eliminatore, të fillojmë të ndërtojmë, pra, që të mos e shohim përfaqësuesen e Shqipërisë të fitojë prapë pas 6 apo 7 vjetësh. Duhet të nisim të ndërtojmë progresin mbi këtë fitore.

 

– …të ndërtojmë progresin mbi këtë fitore… po cili është hapi tjetër në këtë drejtim?

– Hapi tjetër është që, së pari, të shikojmë sesi do të vazhdojmë me ekipin përfaqësues të Shqipërisë. E kam parë këtë vazhdimësi si nga ana ime, ashtu edhe nga ana e Federatës. Kemi patur një takim me presidentin (e FSHB-së) Avni Ponari, për të diskutuar. Unë bëra analizën e planit tim dhe ia kam dorëzuar atij këtë plan. Unë jam këtu për të ndihmuar dhe kjo është puna ime. Tanimë po pres përgjigjen zyrtare të Federatës nëse do të vazhdojmë bashkë edhe për vitin që vjen. Unë besoj se do të vazhdojmë, sepse kam vërejtur që edhe Federata ka një ëndërr, një objektiv dhe një plan për të ardhmen. Kjo është ajo që diskutuam edhe me presidentin Ponari, që, në Eliminatoret e ardhshme të Evropianit të Basketbollit 2021, Shqipëria të ketë një ekip përfaqësues që të luftojë seriozisht për të shkuar në fazën finale të një veprimtarie madhore. Ky është synimi ynë kryesor. Deri atëherë, duhet të bëjmë shumë, duhet të punojmë shumë, ne duhet të organizohemi në shumë aspekt të basketbollit shqiptar, nëse synojmë ta arrijmë një gjë të tillë.

 

Ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë

nën drejtimin e Antonis Kostantinidesit:

 

Turne miqësor – Qipro

(17-22 gusht 2016)

 

Qipro – Shqipëri         94-51

Estoni – Shqipëri       71-64

Shqipëri – Katar         71-70

 

Turne miqësor – Estoni

(23-27 gusht 2016)

 

Izrael – Shqipëri       110-45

Ukrainë – Shqipëri    71-65

Estoni – Shqipëri     102-49

 

Ndeshjet Eliminatore të Evropianit

(31 gusht-17 shtator 2016)

 

Gjeorgji – Shqipëri   86-47

Shqipëri – Mali i Zi   73-113

Sllovaki – Shqipëri  69-60

Shqipëri – Gjeorgji   64-84

Mali i Zi – Shqipëri   94-56

Shqipëri – Sllovaki  72-65

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh