(Video) Kombëtarja / Veseli: Me Anglinë ia dalim, por vetëm si grup

Share Button

AlbanianSport.com 09/11/2021 16:25

ASNN – Në konferencën për shtyp në kampin stërvitor të Kombëtares në Durrës kanë dalë të Qazim Laçi dhe Frederic Veseli, të cilët kanë folur për këto dy sfidat që kuqezinjtë do të luajnë në 10-ditëshin e dytë të këtij muaji, fillimisht ndaj anglezëve në mitikun “Uembli”, më 12 nëntor 2021, ndërsa 3 ditë më vonë, më 15 nëntor 2021, ndaj Andorrës në Tiranë. Frederik Veseli, i cili luan me ekipin e Salernitanës në Itali u shpreh se në ekip atmosfera është e mirë dhe se djemtë besojnë se mund t’ia dalin, pasi edhe në ndeshjen e fundit ndaj anglezëve, ekipi ka bërë një paraqitje të mirë.

Ai foli edhe për mbrojtjen kuqezi, si një nga shtyllat e kësaj Kombëtareje, teksa foli edhe për mungesën e Gjimshitit. “Atmosfera është e mirë deri tani dhe për mrekulli besojmë çdo herë, – ka thënë ai fillimisht. – Më tepër se mrekulli është një ëndërr, kemi dhe pak shanse dhe do të japim maksimumin tonë. Na ka mbetur edhe pak peng ndeshja me Poloninë, ku kemi pasur vërtet mundësinë për të marrë të paktën një pikë sepse e kemi treguar veten në fushë. Edhe në ndeshjen e parë me Anglinë, besoj se kemi bërë një paraqitje të mirë. Gati të gjithë lojtarët e mbrojtjes luajnë në Serinë A, një kampionat ku niveli i mbrojtësve është shumë i famshëm.”

“Është kënaqësi të luash kundër Herri Kejn dhe të tjerëve, – ka vijuar mbrojtësi kuqezi. – Secili të japë maksimumin e vet, ne të gjithë kemi vetëbesim dhe mirëkuptim njëri me tjetrin dhe kush luan më mirë dhe kush ka më shumë fat, e fiton ndeshjen.” Më tej, Veseli ka folur edhe për gjendjen e tij fizike, teksa ka rrëfyer: “Sinqerisht kam mundësi, kam qenë me “Covid-19” për dy javë dhe kam një javë stërvitje. Dy ndeshjet e fundit ndaj Hungarisë dhe Polonisë kam qenë i dëmtuar me ligament në gju për dy muaj dhe pata vetëm një javë e gjysmë stërvitje. Besoj se e kam treguar veten nga çdo anë që isha gati dhe këtë herë nuk është asgjë ndryshe.”

“Me këtë javë që bëra stërvitje në fushë me ekipin kam dhënë maksimumin, – ka theksuar lojtari i Salernitanës. – Kemi edhe disa ditë për t’u stërvitur. Unë jam gati, pastaj vendos trajneri, por me vetëbesim unë jam gati.” Po, a mund t’ia dalë Kombëtarja në këto dy ndeshje? “Si grup mund t’ia dalësh, – përgjigjet Veseli. – Nëse punon mirë, mund t’ia dalësh. Por ndikojnë shumë dyluftimet, secili duhet të marrë përgjegjësitë dhe të luajë një kundër një dhe të japim maksimumin për mos t’i humbur. Pastaj, edhe ndihma e shokut do të ishte edhe më e mirë.”

“Gjëja më e rëndësishme për t’u mbrojtur kundër lojtarëve të Anglisë do të ishte të pranonim dyluftimin individual”, – ka shtuar ai. Në fund, mbrojtësi i Kombëtares ka folur edhe për mungesën e Gjimshitit. “Mungesën e Gjimshitit e vuajmë. Berati është një lojtar me shumë cilësi dhe luan shumë mirë. Të gjithë jemi gati ta zëvendësojmë, si ka ndodhur edhe në dy ndeshjet e fundit ku e zëvendësova unë. Çdo ekip ka dëshirë të ketë ekipin komplet. Secili lojtar ka përparuar në vitet e fundit dhe e kemi rritur nivelin e Kombëtares dhe mund ta zëvendësojmë njëri-tjetrin shumë lehtë”, – ka përfunduar Frederik Veseli.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh