(Video) Kombëtarja / Veseli flet si titullar: Jemi pjekur si grup, duam Evropianin

Share Button

AlbanianSport.com 14/11/2018 15:15

ASNN – Pavarsisht momentit negativ që po kalojnë Kombëtarja, Frederik Veseli beson se forma e mirë nga e cila vinë disa lojtarë nga klubet e tyre do ndikojë pozitivisht dhe kuqezinjtë do t’u rikthehen rezultateve pozitive. Mbrojtësi kuqezi Frederik Veseli doli sot para gazetarëve në konferencën për shtyp të organizuar nga FSHF në Durrës. Ai foli si lider grupi dhe me tone optimizmi të skajshëm, duke përmendur edhe një kualifikim të mundshëm në Evropianin e vitit 2020.

Veseli tha se nuk ishte ende në 100% të formës së tij, por ishte gati të sakrifikonte për grupin në këtë ndeshje të rëndësishme kundër skocezëve. “Jam gati, kam punuar shumë, – theksoi që në fillim Veseli, – kemi disa mungesa dhe shpresoj të marrim maksimumin. Shpresoj që me dëmtimin të jem ok, pra të mos kem probleme. Kemi pësuar disa gola që mund t’i shmangnim, janë disa gjëra pozitive dhe negative dhe këto të fundit duhet t’i përmirësojmë.”

“Shpresoj të gjejmë rrugën për më shumë sukses, , – vijoi ai. – Unë kam luajtur shumë herë në krahun e djathtë. Varet nga orientimet e trajnerit. Besoj se individualisht jemi në moment të mirë. Edhe Grezda ka bërë dy gola. Mërgimi është aktivizuar, Gjimshiti ka bërë gol. Shpresoj që ky moment pozitiv të na shtyjë përpara dhe të bëjmë një fitore ose rezultat pozitiv. Në këtë moment meritojmë më shumë se vendi i 3-të në grup. Kemi shumë dëshirë të shkojmë edhe njëherë në Evropian.”

“Besoj se shpirti i grupit na mban bashkë. Kemi edhe disa të rinj që janë të mirë. Nuk kemi presion për të rënë më poshtë, – ka theksuar mbrojtësi. – Kemi mentalitet për të dhënë maksimum për të arritur vendin e dytë. Besojmë se duhet të mbajmë këtë linjë.” Theksojmë se në këtë ndeshje do të mungojnë lojtarë si Hysaj dhe Basha që janë djegur për shkak kartoni, kështu që Mavraj, Gjimshiti dhe Veseli (por ndoshta dhe ndonjëri nga të rinjtë) do të konkurrojnë për dy vende në qendrën e mbrojtjes.

Forma e mirë sportive jep besim, por pavaraësisht se lojtarët vijnë nga momente të mira me skuadrat e tyre, është fakt se grupi nuk është plotësisht në kapacitetin e tij maksimal.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh