AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45
ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag të ndeshjes me Çekinë, për lojtarët që rrezikojnë pezullimin për ndeshjen me Ukrainën, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tha: “Jam i shqetësuar vetëm për ndeshjen. Nuk ka rëndësi në këtë rast. Të gjithë duan të hyjnë në fushë dhe do të luajmë para 22 mijë tifozëve, pavarësisht se unë mendoj që janë më tepër.
“Do të jetë një ndeshje e bukur për t’u shijuar, – ka vijuar ai. – Jam i bindur që lojtarët do të hyjnë në fushë dhe nuk do të mendojnë gjë tjetër. Duhet të bëjmë maksimumin. Jam i bindur që lojtarët presin me padurim të hyjnë në fushë, kemi njerëzit tanë, mbështetjen e gjithë kombit. Shumë e bukur. Sa i përket faktit që kam edhe unë karton, më shqetëson edhe më pak.”
Po si e shikon braziliani i stolit kuqezi Çekinë në krahasim me edicionin e kaluar? “Nesër është ndeshje ndryshe nga ajo e edicionit të kaluar, – përgjigjet Silvinjo. – E tha edhe Ajeti që çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra. Pak kohë më parë humbëm në Pragë. Është ndryshe ndeshja e nesërme. Mua më duket se janë ndeshje që vlerësohen detajet.
“Duhet kujdes në çdo moment për të bërë një ndeshje të bukur, një nivel përqendrimi të lartë, kërkon anën fizike, taktike, por të kërkon më shumë në nivel përqendrimi. Kemi luajtur 3 ndeshje me ta, praktikisht është një derbi, por nuk ka lidhje, nesër është ndryshe. Do të shkojmë fort në fushë dhe të provojmë gjithçka, do të japim 100%”, – ka këmbëngulur trajneri kuqezi.
https://www.youtube.com/live/bXLT5Dcuk54?si=KjGQxnqJ1VNFfaPb