AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35
ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp ndeshjes së të shtunës ndaj Çekisë, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, e cilësoi atë si një njohje të vjetër. “E vërtete, është skuadra me të cilën kemi luajtur më shumë në këto dy vitet e fundit, – tha ai. – Kemi humbur, barazuar dhe fituar ndaj tyre. Nesër mund të ndodhë gjithçka. Ata janë të fortë, janë një ekip fizik, e kemi thënë.”
“Trajneri i tyre është shumë inteligjent, ka bërë 3-4 ndryshime, skuadra është pak më ndryshe, luan me 4 mesfushorë, ka një mesfushor tjetër në mesfushë, Sulk është një lojtar shumë i mirë, ka një tjetër mesfushor, Çerni, i cili i jep ekuilibër skuadrës. Hlozhek, Provod, janë shumë lojtarë të fortë, fizikë, – ka vijuar ai. – Ne duhet të shkojmë fort me lojën tonë, kemi cilësi teknike, organizim taktik.”
“Por duke lënë mënjanë këtë, duhet të hyjmë në fushë me të gjitha këto dhe shpirt e zemër, pasi kjo mund të bëjë diferencën, – ka theksuar braziliani i stolit kuqezi. – Mbase 90 minutat që do luajmë të shtunën mund të bëjmë një nga ndeshjet më të mirë të vitit të fundit. Nuk është momenti për t’u ankuar, lojtarët janë në gjendje për të dhënë 100%.”
“E kam thënë, pas Evropianit është periudhë e vështirë, kombëtaret kanë humbur lojtarë prej dëmtimeve, dhe Çekia ka lojtarë të dëmtuar. Lojtarët nuk kanë pasur pushime për t’u rikuperuar, unë jam i lumtur dhe kam besim te ato lojtarë që kam. Ne do futemi për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshja, hyjmë në fushë për të dhënë 100% tonë”, – ka premtuar trajneri i Kombëtares, Silvinjo.
https://www.youtube.com/live/bXLT5Dcuk54?si=KjGQxnqJ1VNFfaPb